Albanian Courier në Kosovë

Albanian Courier (AC), kompania më e madhe me kapital privat në tregun postar vendas, operon prej 3 vitesh edhe në Kosovë.Dega e “Albanian Courier” e hapur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë ofron për klientët e saj postë të shpejtë, shërbime të ndryshme pagesash dhe shërbime doganore, brenda dhe jashtë vendit. Përmes zgjerimit jashtë vendit, AC është kompania e parë postare me kapital privat që shtrin biznesin në Rajon. Por “Albanian Courier” nuk do të ndalet vetëm në tregun e Kosovës. Shumë shpejt ajo do të hapë edhe pikën e saj të parë në Maqedoni.

Aktualisht, Albania Courier është shoqëria më e madhe private me kapital tërësisht shqiptar në sektorin CEP (courier, express, parcel services/ shërbime korier, ekspres dhe pakove) me eksperiencë të suksesshme 10 vjeçare në tregun shqiptar.