Shërbimi Postar Ekspres për Blerje-Shitje Online

AC i ofron kapacitetet e saj njerëzore, teknike edhe teknologjike subjekteve dhe personave që ofrojnë apo konsumojnë produktet në Internet.

Shërbimi Postar Ekspres për Blerje-Shitje nga Interneti u mundëson subjekteve apo individëve shqiptarë që shesin apo blejnë nga interneti marrje, transport edhe dorëzim të sigurt, të shpejtë dhe me kosto të leverdishme ekonomike.

AC garanton krijimin dhe përforcimin e besueshmërisë të këtij shërbimi ku blerësi dhe shitësi nuk kontaktojnë fizikisht.