Albanian Courier Kosova zgjeron aktivitetin e kompanisë duke rritur gamën e shërbimeve për klientët e saj, me shërbimet e Cargos Ajrore si përfaqësues i autorizuar i kompanisë prestigjioze Swiss WorldCargo në aeroportin e Prishtinës për territorin e Kosovës.

Swiss WorldCargo fokusohet në transportin airport-to-airport, me një strategji qartësisht të bazuar në kualitetin dhe cilësinë e lartë të shërbimit për produktet e ndryshme në mbarë botën. Me qendër në Zyrih, Swiss WorldCargo operon me avionët e flotës së saj në mbi 120 destinacione si dhe mbi 80 shtete në mbarë botën. Rrjeti i shërbimeve ajrore të Swiss WorldCargo ka gjithashtu një mbështetje të gjerë transporti tokësor si edhe për të gjitha qendrat kryesore të biznesit në Europë dhe në Botë, për t’i shërbyer klientit në çdo moment dhe çdo destinacion të kërkuar prej tij.

Swiss WorldCargo, “We care for your cargo”