Kushte të përgjithshme për kryerjen e shërbimeve nga AC Kosova:

Formulari shoqërues i dërgesës së AC Kosova (ACK ) është një formular i panegociueshëm dhe dërguesi ka dijeni se ky formular është plotësuar nga ai ose nga ACK për llogari të tij. Dërguesi deklaron dhe pranon, se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të objekteve që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë. Gjithashtu, ai deklaron se me anën e këtij formulary pranon kushtet e transportit të AC Kosova .

2. Dërguesi garanton që:

- Çdo zë që cilësohet në faqen e parë përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin.

- Në objektin që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e marrësit.

- Objekti që dërgohet është i ambalazhuar në atë mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurtë i tij.

- Do të paguajë të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve.

3. AC Kosova ka të drejtë, por nuk detyrohet të kontrollojë objektin, të cilin e merr përsipër të dorëzojë. AC Kosova , gjithashtu, ka të drejtë të mos avancojë në përmbushjen e dërgesës nëse ka shenja të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të marrësit.

4. AC Kosova ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë mallin që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit (shpenzimet e ngarkimit, etj) deri sa të paguhen.

5. AC Kosova kryen dërgesa me debitim të marrësit, në rast mospranimi të dërgesës së shpërblimit nga ana e marrësit, për çfarëdo arsye, apo edhe në rast se dërguesi merr përsipër pagesën ndaj AC Kosova .

6. AC Kosova kryen shërbimet e “parapagesës për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e dorëzimit” duke marrë porosi dhe në formë jo të shkruar (me telefon ose mjete të tjera komunikimi). Në këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “dërguesit” të përshkruar në formular.

7. Bazuar në Nenin 9, përgjegjësia e AC Kosova për çfarëdo humbje ose dëmtim të dërgesës (dokumente ose objekte), kufizohet në minimum nga sasitë e mëposhtme:

• Deri në shumën 30 euro për dokumente dhe deri në shumën 100 euro për objekte,

• Në shumën reale të humbjes ose dëmit që paguhet për dokumentet ose objektet e siguruara,

• Në vlerën reale* të dokumenteve ose objekteve, pa u marrë parasysh përdorimi tregetar ose vlera e veçantë e tyre për dërguesin, marrësin ose personin e tretë.

Sa thamë më sipër është e vlefshme edhe për dërgesat me vlerë të deklaruar kur janë të siguruara.

Çdo transportim ndërkombëtar udhëhiqet nga kushtet dhe kufizimet e konventave ndërkombëtare VMR, Varshavës, COTIF-CIM që janë në fuqi.

8. Më dëshirë të dërguesit, kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve më të cilën bashkëpunon AC Kosova . Në rast humbje, vjedhje ose shkatërrim të materialit që transportohet, vlera e të cilit e kapërcen shumën prej 100 euro , pretendimi për zhdëmtim mbi këtë shumë lind vetëm në rast se objekti që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe I siguruar për atë vlerë.

9. AC Kosova bën çdo përpjekje dhe ndërmerr çdo veprim për të arritur dorëzimin në përputhje me programin e veprimtarisë së saj. Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese apo për çfarëdo humbje, dëmtim, dorëzim të keq apo mos dorëzim që i detyrohet shkaqeve të parashikuara kryesisht:

• Për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushte të këqija atmosferike, vonesë e mjeteve të transportit etj.)

• Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete.

• Për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t’i shkaktohet dëmtim i veçantë, ndryshim ose shkatërrim.

10.Çdo pretendim duhet të ngrihet nga klienti dhe të dorëzohet me shkrim në zyrat qëndrore të AC Kosova ose në agjencinë më të afërt të saj, ditën e marrjes së dërgesës nga AC Kosova.

11.AC Kosova nuk merr përsipër dërgimin dhe transportimin e objekteve postare kur ky transportim është në kundërshtim me ligjin ose ka të bëjë me objekte që nuk i pranon për dërgim IATA. Në çdo rast ajo nuk merr përsipër kryerjen e transportit të parave.