Postë për blerje-shitje në internet

SHËRBIMI SPECIAL POSTAR EKSPRES PËR BLERJE-SHITJE NË INTERNET ACK

ACK i ofron kapacitetet e saj njerëzore, teknike edhe teknologjike subjekteve dhe personave që ofrojnë dhe/ose blejnë produktet në Internet.

Shërbimi special Postar Ekspres për Blerje-Shitje nga Interneti u mundëson subjekteve apo individëve shqiptarë që shesin apo blejnë nga Interneti, marrje, transport edhe dorëzim të sigurt, të shpejtë dhe me kosto të leverdishme ekonomike.

ACK  garanton krijimin dhe përforcimin e besueshmërisë të këtij shërbimi ku blerësi dhe shitësi nuk kontaktojnë fizikisht.