• Shërbim Postar Ekspres me kundër-pagesë.
  • ACK garanton komoditet, shpërndarje të shpejtë të dergesës, arkëtim të pagesës në kohë reale dhe siguri të mallit tuaj.
  • Shërbim Postar Ekspres me pagesë-marrësi.

Informacion për kryerjen e shërbimit:

  1. Pakot merren në dorëzim në ambientet tuaja nga korieri dy herë në ditë, përcaktuar në marrëveshje.
  2. Klienti plotëson Formularin Shoqërues ACK të pakos si dhe Manifestin Shoqërues, i cili përmban të gjitha elementët e nevojshëm.
  3. Ngarkimi realizohet në praninë dhe mbikqyrjen e korierit ACK dhe magazinierit të Klientit. Pas procesit të ngarkimit palët firmosin dokumentat e shoqërimit.
  4. Pas procesit të Përpunimit në ambientet e ACK , dërgesa niset për shpërndarje sipas destinacion-it/ eve përkatëse sipas të dhënave të Klientit
  5. Përfaqësuesi (agjent) i ACK kontakton me telefon Pritësin e pakos për të konfirmuar dorëzimin e pakos.
  6. Pas dorëzimit të pakos në destinacion regjistrohen të dhënat në programin operacional të ACK (postës).
  7. Në fund të çdo procesi realizohet dhe mbyllja financiare e dërgesës/ave me kundërpagesë.
  8. ACK dërgon faturën mujore pas konfirmimit elektronik tek Klienti.
  9. Pagesa mund të bëhet në cash, me çek ose transfertë bankare.
  10. Zyrat ACK janë të hapura nga ora 09.00 deri 18.00. Nëse ju keni nevojë për shërbime special korier ekspres, jeni të lutur të kontaktoni personat drejtues në telefon ose email.
  11. ACK ofron Shërbimin Postar Ekspres “ACK Door to- Door”, i cili mundëson marrjen, dërgimin dhe dorëzimin e letrave edhe dokumentave nga vendodhja e dërguesit në vendodhjen e marrësit në të gjithë Kosovën. Ky shërbim përfshin ruajtjen dhe paketimin e dërgesës.
  12. Koha limit e tërheqjes (apo marrjes në dorëzim) së dërgesave brenda qytetit dhe dorëzimi në të njëjtën ditë është 12:30.
  13. Koha për tërheqjen brenda vendit është deri në fund të ditës.
  14. Në çmim është i përfshirë “Sigurimi ndaj humbjes ose dëmtimit” nga momenti që ngarkesa është marrë në dorëzim nga ACK.
  15. Shpërndarja realizohet jo më shumë se 24 orë për Prishtinën dhe 24 – 48 orë për qytetet e tjera.

Për më shumë informacion në lidhje me Listën e Pikave ACK ku mundësohet shërbimi postar i lidhur me pagesat vizitoni webin tonë: www.albaniancourier.al LISTA E PIKAVE ACK, KU MUNDËSOHET SHËRBIMI POSTAR I LIDHUR ME PAGESAT

Nr. Emri i Agjencisë Qyteti Adresa

1

Prishtina

2

Gjakova

3

Peja

4

Prizren

5

Ferizaj

6

Mitrovica

7

Gjilan

8

Burim

9

Vushtri

10

Besiana