KUSHTET E PËRGJITHSHME TË OFRIMIT TË SHËRBIMEVE POSTARE

ALBANIAN COURIER KOSOVA SH.P.K.

  1. Kërkesat e Përgjithshme
  • Albanian Courier Kosova Sh.P.K. (“AC Kosova”) posedon Autorizim të Përgjithshëm nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (“ARKEP”) të Republikës së Kosovës.
  • AC Kosova bashkëpunon me ARKEP sipas ligjeve në fuqi.
  • AC Kosova dorëzon të dhëna statistikore dhe financiare periodikisht ARKEP-it sipas ligjeve në fuqi.
  1. Shërbimet e AC Kosova

AC Kosova ofron shërbime postare me standardet e përcaktuara, duke përshirë:

  • Shërbime postare brenda vendit dhe në nivel ndërkombëtar;
  • Shërbime të dërgimit të pakove dhe dokumenteve;
  • Shërbime me vlerë të deklaruar dhe shërbime të regjistruara;
  • Shërbime ekspres dhe shërbime shtesë sipas nevojave të klientëve.
  1. Të drejtat dhe përgjegjësitë e AC Kosova

ACK ka të drejtat dhe përgjegjësitë në vijim:

  • ACK ka të drejtë por nuk detyrohet të kontrollojë dërgesën, të cilën e merr përsipër t’a dorëzojë.
  • Ka të drejtë të mos avancojë në përmbushjen e dërgesës nëse ka indikacione të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të dërguesit.
  • Ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë dërgesën, me qëllim të sigurimit të shpenzimeve të transportit (shpenzimet e ngarkimit, etj) deri sa të paguhen.
  • Kryen shërbimet e “parapagesës për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e dorëzimit” duke marrë porosi dhe në formë jo të shkruar (me telefon ose mjete të tjera komunikimi). Në këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “dërguesit” të përshkruar në këto Kushtë te Përgjithshme.
  1. Përgjegjësitë e Përdoruesit të shërbimeve

Përdoruesi i shërbimeve është i obliguar që:

  • Të përmbushë të gjitha kriteret për pranimin e dërgesave sipas kushteve të përcaktuara;
  • Të ofrojë të dhëna të sakta dhe të plota për dërgesat;
  • Të paguajë tarifat e aplikueshme për shërbimet e zgjedhura.
  1. Garancionet e Përdoruesit të shërbimeve

Përdoruesi i shërbimeve garanton se:

  • Është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të dërgesës që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë.
  • Në dërgesën që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e marrësit të synuar;
  • Dërgesa që dërgohet është e paketuar në atë mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurtë i saj;
  • Do të paguajë të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të dërgesave.
  1. Konfidencialiteti dhe Siguria
  • AC Kosova ruan privatësinë dhe sigurinë e dërgëses.
  • Hapja apo përdorimi i përmbajtjes së dërgësave bëhet vetëm nga personat e autorizuar të AC Kosova sipas rregullave të përcaktuara ne ligj.
  1. Ankesat dhe Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve
  • AC Kosova administron me procedura të qarta për trajtimin e ankesave nga përdoruesit.
  • Përdoruesit kanë të drejtë të paraqesin ankesa brenda 30 ditëve nga data e dërgesës.
  • AC Kosova obligohet të shqyrtojë ankesat brenda 15 ditëve, nga parashtrimi i tyre.
  • Për mosmarrëveshje të pazgjidhura në mes të AC Kosova dhe përdoruesve, mund të përfshihet ARKEP si palë ndërhyrëse.
  1. Tarifat dhe Pagesat
  • Tarifimi i AC Kosova është transparent dhe i bazuar në kriteret e miratuara nga ARKEP.
  • AC Kosova publikon tarifat dhe kërkesa financiare të qarta për përdoruesit e shërbimeve.
  1. Mbikëqyrja dhe Sanksionet
  • ARKEP mbikëqyr përputhshmërinë me rregulloret dhe ka të drejtë të vendosë sanksione në rast të shkeljeve.
  • Ky dokument përmbledh kushtet kryesore të shërbimeve postare sipas rregullave të ARKEP dhe Ligjit për Shërbimet Postare në Republikën e Kosovës.